Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Bangkok


Bangkok - foto arkivi
Bangkok - foto arkivi
Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Bangkok, pasi protestuesit antiqeveritarë kanë okupuar disa ndërtesa shtetërore, përfshirë ato të Ministrisë së Financave dhe të Jashtme.

Protestuesit thonë se Yingluck, e zgjedhur më 2011, është “kukull” e vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, i cili është përmbysur në një grusht-shtet ushtarak më 2006 dhe është dënuar dy vjet më vonë për marrje ryshfeti.

Thaksin jeton në mërgim të vetimponuar, por ushtron ndikim të konsiderueshëm në qeverinë e motrës së tij.

Sipas Aktit të Sigurisë së Brendshme, zyrtarët mund të marrin masa kundër kërcënimeve të sigurisë, të vendosin ndalime në qarkullim dhe të ndalojnë përdorimin e pajisjeve elektronike në zona të caktuara.

Yingluck ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, as nuk do të shpërndajë parlamentin.

Protestat janë më të këqijat qysh në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG