Ndërlidhjet

Prishtinë: 25 të akuzuar për shkelje ligjore më 3 nëntor


Pamje nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Kosovë
Pamje nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Kosovë
Prokuroria e shtetit ka akuzuar 25 persona që pretendohet se kanë bërë shkelje të ndryshme ligjore në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë me 3 nëntor.

Kryeprokurori i shteti Ismet Kabashi tha të martën në një konferencë per media se 9 nga 25 personat e akuzuar janë nga Prishtina, 2 nga Gjakova, 4 nga Peja dhe nga 5 në Gjilan e Prizren.

“Përveç këtyre, janë të paraqitur edhe 21 raste për të cilat prokuroi, në bazë të materialit që ka disponuar, nuk ka mundur të inicojë formalisht procedurën penale, por ka kërkuar mbledhjen e informatave të nevojshme që të mund të marrë vendim rreth fillimit ose jo të procedures penale”, ka sqaruar Kabashi.
XS
SM
MD
LG