Ndërlidhjet

SHBA: Shpallet dënimi i parë në rastin e lojërave ilegale të fatit


Alimzhan Tokhtakhunov
Alimzhan Tokhtakhunov
Është shpallur dënimi i parë në rastin e një loje fati ilegale, të cilën dyshohet se e drejtonte bosi i krimit rus, Almizhan Tokhtakhunov.

Gjykata e Nju Jorkut, e dënoi të hënën, producentin e Hollywoodit, Bryan Zuriff, me gjashtë muaj arrest shtëpiak, 300 orë shërbim në komunitet, dhe një gjobë prej 20 mijë dollarësh.

Zurff, ishte një nga 34 të përfshirët në proces, për shkak të rolit të tij në një bastore sportive, e cila dyshohet të ketë pasur lidhje me Tokhtakhunov-in.

Prokurorët thonë se Tokhtakhunov, kishte shpëlarë dhjetra miliona dollarë.

Tokhtakhunov, i cili jeton në Moskë, kërkohen nga Shtetet e Bashkuara për akuzat rreth shpëlarjes së parave dhe lojërave ilegale të fatit.
XS
SM
MD
LG