Forcat e rendit në Azerbajxhan, thanë se kanë kapur edhe pjesëtarin e tretë të grupit të dyshuar për planifikimin e sulmit ndaj një xhamie në Baku.
Ministria për Siguri Kombëtare ka thënë sot se Elhan Babaev, një shtetas i Azerbajxhanit, është arrestuar.
Autoritetet e Azerbajxhanit kanë publikuar të dielen se dy burra të tjerë, ishin arrestuar për pjesëmarrje në një grup terrorist “fetar”, që kishte planifikuar sulmin në xhami.
Sipas zyrtarëve, hetimet për akuzat për terrorizëm dhe armëmbajtje pa leje janë duke u zhvilluar.