Ndërlidhjet

Siri: Së paku 15 të vdekur nga një shpërthim


Ilustrim
Ilustrim
Televizioni shtetëror sirian raporton se nga shpërthimi i një bombe, në periferi të Damaskut, kanë mbetur të vdekur së paku 15 persona.

Televizioni tha se sulmi ndodhi në zonën Sumariyah, dhe se rreth 30 persona mbetën të lënduar nga shpërthimi.

Televizioni ka thënë se të gjitha viktimat ishin nga radhët e civilëve, por Observatori për të Drejtat e Njeriut, tha se gjashtë nga ta ishin ushtarë të qeverisë.
XS
SM
MD
LG