Ndërlidhjet

Kina monitoron aeroplanët amerikanë


Ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore
Ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se forcat e saj kanë monitoruar dy aeroplanë amerikanë, të cilët kanë fluturuar mbi ishujt e Detit të Kinës Lindore – territore këto të kontestuara ndërmjet Kinës dhe Japonisë.

Ushtria amerikane ka kryer fluturimin të martën, në kundërshtim me zonën e mbrojtjes ajrore, të shpallur nga Kina.

Uashingtoni nuk e ka njoftuar paraprakisht Pekinin për fluturimin, të cilin e ka cilësuar si mision trajnues.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se shpallja e mbrojtjes ajrore nga ana e Kinës është provokim i panevojshëm.

Ekspertët thonë se ujërat përreth ishujve – që në Kinë njihen si Diaoyu dhe në Japoni si Senkaku – mund të përmbajnë vaj, gaz natyror dhe burime të tjera.
XS
SM
MD
LG