Ndërlidhjet

Mbi 40% e amerikanëve mbështesin marrëveshjen me Iranin


Ilustrim
Ilustrim
Një sondazh i kryer nga agjencia e lajmeve Reuters dhe firma kërkimore Ipsos sugjeron se mbi 40 për qind e amerikanëve mbështesin marrëveshjen e përkohshme bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Sipas sondazhit, 44 për qind e amerikanëve e mbështesin atë, ndërsa 22 për qind e kundërshtojnë.

Anketa po ashtu ka nxjerrë në pah se 63 për qind e amerikanëve besojnë se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e bombës atomike.

Një gjë e tillë hidhet poshtë nga Irani, i cili thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Irani dhe fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania – kanë arritur marrëveshjen të dielën në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG