Ndërlidhjet

Sulme të reja vdekjeprurëse në Bagdad


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi
Zyrtarët irakianë thonë se sulmet e ndara në Bagdad kanë vrarë së paku pesë persona dhe kanë plagosur 13 të tjerë.

Njëri shpërthim ka ndodhur në lagjen Dara duke vrarë dy civilë; në pjesën jugperëndimore të qytetit, sulmi me mortaja ka vrarë po ashtu dy persona, ndërsa në lagjen Baja një person i armatosur ka vrarë një civil.

Kombet e Bashkuara llogarisin se në periudhën korrik-tetor janë vrarë afro 9,000 civilë irakianë dhe anëtarë të forcave të sigurisë.

Për shumicën e sulmeve fajësohen ekstremistët sektarë.
XS
SM
MD
LG