Ndërlidhjet

Moska kërkon shpjegime nga SHBA për abuzim të jetimëve


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti Hetues i Rusisë kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara që të verifikojë raportet për shkelje të dyshuara të të drejtave të 26 jetimëve rusë, të birësuar nga familjet amerikane.

Zëdhënësi i Komitetit ka thënë se kërkesa bazohet në raportet e fundit të mediave perëndimore, që kanë nxitur zemërim publik si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Rusi.

Moska ka ndaluar birësimin e jetimëve rusë nga familjet amerikane më 1 janar të këtij viti.

Ky hap është parë si reagim ndaj Ligjit Magnitsky të SHBA-së, i cili sanksionon zyrtarët rusë, të cilët kanë lidhje me vdekjen e avokatit rus, Sergei Magnistky, dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG