Ndërlidhjet

Vriten 6 punëtorë të një agjencie franceze në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Gjashtë punëtorë afganë të një agjencie franceze të ndihmës janë qëlluar për vdekje nga militantët talibanë, në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës Fariab, Ahmad Javed Bedar, ka thënë se talibanët kanë ndaluar makinën e punëtorëve në rajonin Pashtun Kot dhe i kanë vrarë.

Një person po ashtu është plagosur.

Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim Teknik ka lëshuar një deklaratë në Paris, me të cilën ka dënuar vrasjet.

Kjo agjenci ka 34 projekte rindërtimi në Afganistan dhe ka punësuar 864 afganë vitin e kaluar.

Përgjegjësinë për vrasjet nuk e ka marrë asnjë grup.
XS
SM
MD
LG