Ndërlidhjet

Francë: Gjykata e mbështeti përjashtimin nga puna për shami


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë e apelit në Francë sot e ka mbështetur të drejtën e një shkolle për ta përjashtuar nga puna një punëtore, e cila kishte bartur shami myslimane.

Kështu, u përmbys vendimi i një gjykate nga marsi i këtij viti, me të cilin një shkollë në Paris ishte shpallur fajtore për diskriminim religjioz, për shkak se e kishte përjashtuar punëtoren Fatima Afif.

Ajo ishte përjashtuar në vitin 2008 pasi kishte kërkuar që ta bartë shaminë gjatë gjithë kohës në punë.

Por drejtori i kësaj qendreje arsimore e kishte refuzuar kërkesën e saj, duke i shpjeguar rregullat e shkollës private se punëtorët duhet të jenë neutral në aspektin religjioz, politik dhe filozofik.

Fatima Afif pat thënë se është e përgatitur që rastin e saj ta paraqes në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
XS
SM
MD
LG