Ndërlidhjet

Rusi: Mbështetje absolute për Serbinë lidhur me Kosovën


Pamje e një pjese të Beogradit
Pamje e një pjese të Beogradit
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka deklaruar sot se Rusia absolutisht e mbështet Serbinë lidhur me Kosovën, por tha se për disa çështje të brendshme në Serbi nuk dëshiron të komentoj në mënyrë të fuqishme.

“Në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë më tepër mundësi që çështja të zgjidhet ashtu siç është e interesuar Serbia”, tha Çepurin dhe ka shtuar se “këtu po krijohet bindja se çdo gjë ka mbaruar, por kjo çështje kërkon angazhim dhe këmbëngule”.

Gjatë ligjëratës së tij para studentëve të Akademisë për diplomaci dhe siguri në Beograd, Çepurin tha se “e vërteta është në anën tuaj dhe prej jush varet shumë”.

Mëtutje ai është shprehur se për Rusinë është i papranueshëm anëtarësimi i Serbisë në NATO dhe se do të ishte “budallallëk i plotë”, që dikush në Serbi të përulej dhe lutej për anëtarësim në NATO, pas bombardimeve, të cilat kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 120 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG