Ndërlidhjet

Putin: Rusia do t’i ketë 22 raketa të reja balistike


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha sot se forcat strategjike raketore ruse, vitin e ardhshëm, do të pasurohen me 22 raketa të reja balistike interkontinentale (ICBM).

Duke folur në një konferencë për avancimin e forcave raketore në Soçi të Rusisë, Putin theksoi se këto raketa të reja do të jenë të afta “për të depërtuar në çfarëdo sistemi mbrojtës raketor, si sot ashtu edhe në të ardhmen”.

Ai ka thënë, poashtu, se në fillim të këtij viti, dy regjimente raketore janë armatosur me sisteme strategjike mobile.

Gjenerali i forcave raketore ruse, Sergei Karakaev, tha se sistemet e reja raketore do të vendosen në divizionet në Novosibirs dhe Nizhni Tagil, afër Ekaterinburgut, para Vitit të Ri.

Ky ishte takimi i parë në kuadër të një serie të takimeve për çështje të mbrojtes, të cilat Putini do t’i zhvilloj me udhëheqësit ushtarakë, gjatë ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG