Ndërlidhjet

Bosnjë: Të mbijetuarit e luftës protestuan ndaj gjyqtarit Meron


Presidenti i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavi Theodor Meron
Presidenti i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavi Theodor Meron
Të mbijetuarit e luftës dhe aktivistët civilë në Sarajevë kanë protestuar sot gjatë fjalimit të presidentit të Tribunalit për Krime të Luftës për ish-Jugosllavi të Kombeve të Bashkuara, Theodor Meron, në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të gjykatës.

Para fjalimit të gjyqtarit Meron, një grup i aktivisëtve të rinjë e shpalosën mbishkrimin “R. I. P. Drejtësi”dhe kur Meron filloi të flasë, një grup i nënave, fëmijët e të cilave u vranë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, u ngritën dhe ia kthyen shpinën folësit.

Protestuesit ishin të zemëruar me vendimin e një gjykate të apelit, e udhëhequr nga gjyqtari Meron, për lirimin e disa zyrtarëve serbë, përfshirë pesë oficerë, të cilët janë liuruar këtë vit, megjithqë ishin dënuar më herët me dekada në burg, për rolin e tyre në luftërat në ish-Jugosllavi, gjatë viteve të 90-ta.

Shumë protestues thanë se ata e kanë shfaqur hidhërimin e tyre veçanërisht kundër gjyqtarit Meronit, e jo ndaj Tribunalit të Hagës.
XS
SM
MD
LG