Ndërlidhjet

Raporti: Dënimet për ryshfet ndërkombëtar rallë paguhen


Një raport i ri thotë se dënimet për rastet e korrupsionit ndërkombëtar paguhen rrallë në vendet ku është bërë krimi, që zakonisht janë vende në zhvillim.

Në raportin e përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore, janë analizuar 395 vendime në periudhën 1999-2012, në vlerë prej 6.9 miliardë dollarësh, në sanksione monetare.

Raporti thotë se afro 6 miliardë dollarë nga kjo shumë vijnë nga dënimet e imponuara në vendet e tjera, e jo në ato ku është kryer apo dyshohet se është kryer ryshfeti.

Afro 197 milionë dollarë janë kthyer në vendet ku zyrtarët kanë marrë mito ose janë të dyshuar për mito.

Në raport theksohet se pjesa më e madhe e rasteve të korrupsionit ndodhin në vendet e zhvilluara, por ndëshkimet për kompanitë e korruptuara dhe individët kryesisht ndodhin në shtetet më të pasura, duke e kufizuar qasjen e vendeve të varfëra në përfitimet financiare.
XS
SM
MD
LG