Ndërlidhjet

Kroaci: Sekuestrohen 4.75 milionë euro


Ilustrim
Ilustrim
Policia kufitare kroate ka kapur 4.75 milionë euro para të gatshme, të fshehura në bagazhin e një automjeti, i cili kishte për qëllim të udhëtonte për në Serbi, njofton DPA.

Automjeti me targa sllovene ishte ndaluar, ndërsa shoferi, një shtetas serb, është arrestuar, konfirmon policia.

Incidenti ndodhi në vendkalimin në Tovarnik.

Paratë u gjetën gjatë një kontrolle rutinore, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.

Megjithatë, shuma e gjetur është më e madhja e sekuestruar ndonjëherë në një operacion të vetëm në Kroaci.
XS
SM
MD
LG