Ndërlidhjet

Japonia dhe Korea Jugore sfidojnë zonën e mbrojtjes kineze


Pamje nga ishujt kontestues, Deti Lindor Kinez
Pamje nga ishujt kontestues, Deti Lindor Kinez
Japonia dhe Korea Jugore thonë se kanë sfiduar zonën e mbrojtjes kineze, të shpallur mbi ishujt kontestues në Detin Lindor Kinez.

Japonia ka bërë të ditur se ka dërguar disa aeroplanë, të cilët kanë flutuar mbi zonën në fjalë, në kundërshtim me rregullat kineze.

Korea Jugore, ndërkaq, ka thënë se ka kryer gjithashtu fluturime në zonë.

Kina e kishte shpallur zonën mbi këta ishujt, zonë të mbrotjes ajrore, ditën e shtunë, duke thënë se të gjithë aeroplanët që duan të fluturojnë këtë hapësirë, duhet të dorëzojnë paraprakisht planinin e fluturimit, të deklarojnë kombësinë, dhe të mbajnë komunikim të vazhdueshëm, ose të përballen me, siç është thënë, “masa mbrojtese ushtarake”.

Për ishujt në fjalë kanë pretendime, Japonia, Kina dhe Tajvani.

SHBA-ja, e cila e ka ka cilësuar këtë veprim të Kinës si një “tentativë destabilizuese”, ka kryer gjithashtu fluturime në zonë, pa përfillur rregullat e reja të vëna nga autoritetet kineze.
XS
SM
MD
LG