Ndërlidhjet

Bosnje: Dënohet me 40 vjet bosi i bandës kriminale


Zijad Turkoviq
Zijad Turkoviq
Një burrë i akuzuar për udhëheqjen e një bande kriminale në Bosnje dhe Herzegovinë, është dënuar me 40 vjet heqje lirie për vrasje dhe vjedhje.

Vendimi u shpall të enjten nga një gjykatë në Sarajevë.

Hetimet e kanë lidhur Zijad Turkoviqin me së paku pesë vrasje, përfshirë atë të një gruaje shtatzënë, si dhe më vjedhje të më shumë se një milion eurove.

Ndihmësi i tij Milenko Lakiq, është dënuar gjithashtu me 40 vjet burgim, derisa tre anëtarë të tjerë të bandës janë dënuar mes 3 e 12 vjet burgim.

Prokurorët thanë se dënimet ishin më të rëndat të shpallura ndonjëherë për ndonjë bandë kriminale në Bosnje.

Një zëdhënës e ka përshkruar bandën si “grupin krimanl më të rrezikshëm në Bosnjen e pasluftës”.
XS
SM
MD
LG