Ndërlidhjet

Siri: Një i vdekur nga sulmi në Ambasadën Ruse


Pamje nga Ambasada Ruse në Damask
Pamje nga Ambasada Ruse në Damask
Rusia ka dënuar një sulm vdekjeprurës në ambasadën e saj në Damask, i cili la të vrarë një sirian dhe plagosi nëntë personta të tjerë.

Nuk raportohet të ketë pasur të lënduar nga radhët e rusëve.

Në një komunikatë, Ministria e Jashtme e ka cilësuar aktin një sulm terrorist dhe ka kërkuar që kryesit të dënohet.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit e ka dënuar incidentin.

Rusia, një mbështetëse e regjimit të Assadit, ka qenë cak edhe i dy sulmeve të tjera, në përfaqësinë e saj diplomatike në Siri.
XS
SM
MD
LG