Ndërlidhjet

Irak: Gjenden trupat e pajetë të 18 personave


Ilustrim
Ilustrim
Njoftime nga Iraku thonë se policia ka gjetur trupat e 18 personave, të cilët ishin rrëmbyer në shtëpitë e tyre.

Zyrtarë të sigurisë dhe shërbimeve mjekësore thanë se trupat u gjetën në Meshahda, rreth 30 kilometra në veri të Bagdadit.

Të gjitha viktimat ishin goditur me plumba në kokë.

Bëhet e ditur se kidnapuesit, me veshje ushtarake, iu kishin thënë familjeve të viktimave se ata ishin të dyshuar për një mori hetimesh dhe se duhet të merreshin në pyetje.

Trupat e pajetë të tyre, u gjetën disa orë më vonë.

Iraku është përshkuar nga valë te reja të sulmeve sektare, duke shtuar frikën e rikthimit të gjendjes së viteve 2006 dhe 2007.
XS
SM
MD
LG