Ndërlidhjet

Rusia do të ngrisë çmimin e vodkës


Ilustrim
Ilustrim
Rusia planifikon të ngrisë çmimin minimal të vodkës, në vazhdën e përpjekjeve për të reduktuar konsumimin e alkoolit, më gjithë frikën se konsumuesit do të detyrohen të kosnumojnë alkool të standardit më të ulët.

Llogaritet se alkoolizmi, kontribuon në rreth 30 përqind të vdekjeve në popullsinë 143 milionë banorëshe të Rusisë, njofton Reuters.

Qeveria ruse, kishte vendosur disa çmime minimale për pijet alkoolike si vodka, në vitin 2010, dhe ka vazhduar me ngritjen e tyre që nga ajo kohë.

Sipas një drafti të publikuar në një faqe interneti qeveritare, një shishe vodkë gjysmë litërshe, do të ngritet në 6 dollarë nga janari 2014, një ngritje kjo prej 17 përqind në çmimin e kësaj pije.

Parashihet që çmimi për vodkën të ngritet edhe më shumë nga gushti 2014 e tutje.
XS
SM
MD
LG