Ndërlidhjet

OPCW: Interesim për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë


Pamje e selisë së OPCW-së në Hagë
Pamje e selisë së OPCW-së në Hagë
Më se 10 kompani kanë shprehur interesim për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë, kanë thënë sot burime në Organizatën për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW).

Javën e kaluar OPCW ka kërkuar nga kompanitë e interesuara që të shprehin interesim, deri më 29 nëntor, pasi Shqipëria refuzoi ta shkatërroj armatimin kimik të Sirisë në territorin e saj, raporton agjencia Reuters.

Burimet nuk kanë zbuluar se cilat kompani kishin shprehur interesim, por Timo Peikkari, shef ekzekutiv i firmës Ekoken, që është kompani shtetërore në Finlandë, tha se ka shprehur interesim për këtë punë.

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW), me seli në Hagë, që këtë vit e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, është angazhuar për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë, sipas një marrëveshjeje me të cilën janë evituar sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG