Ndërlidhjet

Biden javën e ardhshme në Kinë


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shkon në Kinë javën e ardhshme, në kuadër të një turneu rajonal, që përfshin ndalesa edhe në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Udhëtimi në Pekin pritej të përqëndrohej në çështje ekonomike dhe zona të tjera të bashkëpunimit dypalësh, por analistët thonë se zona e re e mbrojtjes ajrore e Kinës në Detin e Kinës Lindore, që ka shkaktuar shumë debate, ka të ngjarë të jetë një prej çështjeve kryesore të bisedimeve, raporton VOA.

Kina ka vendosur zonë të mbrojtjes ajrore mbi ishujt e kontestuar ndërmjet saj dhe Japonisë.
XS
SM
MD
LG