Ndërlidhjet

Rasmussen: Në Ukraninë kërkohet përmbajtje nga forca


Anders Fogh Rasmussen (djathtas) gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës Viktor Yanukovich
Anders Fogh Rasmussen (djathtas) gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës Viktor Yanukovich
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kërkuar përmbajtje në Ukrainë, pas rritjes së tensioneve lidhur me përkushtimet rajonale të këtij vendi, por e ka mbështetur të drejtën e popullit për ta shprehur qëndrimin e vet.

Duke iu referuar “shumë ukrainasve”, të cilët mbrëmë vazhduan të “tregojnë mbështetje” për raporte më të afërta me Bashkimin Evropian, zoti Rasmusen tha se “është e drejtë e popullit çdokund, që ta shprehë pikëpamjen e vet në mënyrë demokratike”.

Zoti Rasmussen ka kërkuar përmbajtje nga përdorimi i forcës me “çdo çmim” dhe tha se NATO-ja i respekton “të gjithë ukrainasit dhe idealet demokratike të popullit të Ukrainës”.
XS
SM
MD
LG