Ndërlidhjet

KFOR: Zgjedhjet lokale, një arritje e madhe


Ilustrim
Ilustrim
Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë-KFOR, ka vlerësuar lartë procesin zgjedhor komunal në mbarë territorin, me theks të veçantë që ato u zhvilluan qetë dhe pa incidente.

Komandanti i kësaj force, gjeneral-major Salvatore Farina citohet të ketë thënë përmes një komunikate nga zyra e tij, që nga aspekti i sigurisë të gjithë aktorët e ruajtjes së rendit dhe sigurisë, kanë qenë në nivel të detyrës.

Kryepaqeruajtësi i NATO-së në Kosovë ka përgëzuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces, “dhe qytetarët për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve komunale, një arritje kjo e rëndësishme demokratike”.

Komandanti i KFOR-it ka falënderuar Policinë e Kosovës për përmbushjen profesionale të rolit të saj dhe EULEX-in, ndërsa Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë-OSBE, e ka përgëzuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri, ku ishte lehtësuese e procesit.

“Operacioni i sigurisë gjatë procesit zgjedhor mbetet një storie e suksesit për KFOR-in dhe organizatat ndërkombëtare dhe lokale të sigurisë në Kosovë”, ka thënë komandanti Farina.
XS
SM
MD
LG