Ndërlidhjet

Turqia ofron pakt trepalësh për naftën e Kurdistanit


Ilustrim
Ilustrim
Turqia porositi të hënën se mbetet pranë marrëveshjes bilaterale të naftës që ka lidh me krahinën Kurdistan të Irakut, e cila kishte shmangur qeverinë qendrore fillimisht, por tani po tenton që të zbut Bagdadin duke e përfshirë në këtë pakt.

Turqia dhe Kurdistani kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë multi-miliardëshe javën e shkuar, e cila ka tërbuar Bagdadin meqë është i vetmi autoritet për eksportin e naftës, dhe qeveria qendrore është e frikësuar se lëvizje të tilla mund t’i japin autonomi më të madhe këtij rajoni.

Ministri turk i energjisë Taner Yildiz është takuar të dielën në Bagdad me zevëndëskryeministrin irakian për energji Hussain al-Shahristani në përpjekje për të zbutur tonet me qeverinë federale të Irakut, e cila vlerëson se eksportet e pavarura të naftës kurde, janë ilegale.

“Ne i qëndrojmë pas marrëveshjes që kemi lidhur me Irakun verior, por shpresojmë edhe se ajo do të zbatohet përmes një mekanizmi tre-palësh”, tha ministri turk me të arritur në aeroportin Arbil, që është kryeqytetin i Kurdistanit.

“Ne duam të kemi edhe bekimin e qeverisë qendrore të Irakut për eksportin komercial të naftës nga Kurdistani për në Turqi, dhe të fillojmë një bashkëpunim trepalësh, nga i cili do të përfitonim të gjithë,” ka shtuar Yildiz.

Marrëveshja ka shtrirje politike por edhe ekonomike.

Pjesa veriore e Irakut e banuar me shumicë kurde, gëzon një lloj autonomie që nga lufta e Gjirit e vitit 1999-1991, kur forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, larguan ushtrinë irakiane nga Kuvajti.
XS
SM
MD
LG