Ndërlidhjet

OKB-ja ka prova që Assad u përfshi në krime lufte


Ilustrim
Ilustrim
Janë gjetur prova në Siri të cilat ngatërrojnë presidentin Bashar al-Assad dhe anëtarët e kabinetit të tij, në krime lufte dhe krime kundër njerëzit, tha të hënën Navi Pillay, shefja e të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara.

Një komision i OKB-së për dhunimin e të drejtave të njeriut në Siriu „ka prodhuar prova të shumta...të krimeve serioze, krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit“, tha ajo, duke shtuar se „provat dëshmojnë përgjegjësinë në nivelin më të lartë qeverisës, përfshirë edhe kreun e shtetit“.

Ky komision është ngarkuar me hetimin e dhunimit të të drejtave të njeriut në Siri, menjëherë pas shpërthimit të konfliktit në mars të vitit 2011, Pillay nuk ka dashur të flas me emra se kush saktësisht qëndron prapa këtij zinxhirin komandues që komisioni i saj akuzon.

Kjo për arsye, siç shpjegon ajo,se organet ndërkombëtare të drejtësisë, sigurisht do t’i ndjekin penalisht.

Gjetje të tjera të këtij trupi hulumtues, janë edhe se grupet kryengritëse janë përgjegjëse për krime lufte.
XS
SM
MD
LG