Ndërlidhjet

Ban: Suksesi në zgjedhje, moment historik


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka mirëpritur zhvillimin paqësor të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 1 dhjetor.

Përmes një deklarate për media, ai ka thënë se mbajtja e suksesshme e zjedhjeve në gjithë Kosovën përbën një moment historik edhe për procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, edhe për përmirësimin e instituconeve demokratike në Kosovë.

Ban u ka kërkuar palëve që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të zbatimit të të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së 19 prillit, përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe integrimin e strukturave gjyqësore dhe të policisë në veri të Kosovës.

Ai ka nënvuzuuar rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm në dialog për konsolidimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.
XS
SM
MD
LG