Ndërlidhjet

SHBA, e shqetësuar me zonën ajrore të Kinës


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Shtetet e Bashkuara mbesin thellësisht të shqetësuara për zonën e mbrojtjes ajrore që ka vënë Kina mbi disa ishuj të kontestuar mes saj dhe Japonisë, ka thënë nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Ai ka kërkuar nga të dyja vendet që të ndërmarrin masa për uljen e tensioneve.

Biden ka arritur në Tokio, që është edhe ndalesa e tij e parë në turneun njëjavor në Azinë Juglindore.

Kryediplomati amerikan do të vizitojë edhe Pekinin e Seulin.

Zona e mbrojtjes ajrore pritet të dominojë javën e bisedimeve.

Edhe SHBA-ja, edhe Japonia kanë shprehur kritika të forta për këtë zonë, e cila përfshin ishujt që kontrollohen nga Tokio.
XS
SM
MD
LG