Ndërlidhjet

Dështon mocioni i votëbesimit të qeverisë ukrainase


Ukrainë - Pamje nga protesta e opozitës në Sheshin e Pavarësisë (Maidan Nezalezhnosti) në Kijev 3 Dhjetor 2013.
Ukrainë - Pamje nga protesta e opozitës në Sheshin e Pavarësisë (Maidan Nezalezhnosti) në Kijev 3 Dhjetor 2013.
Parlamenti ukrainas e ka refuzuar mocionin e opozitës për votëbesim të qeverisë.

Mocioni mori 186 vota, nga 226 sa janë të nevojsme për të kaluar një kërkesë e tillë.

Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi presidenti Viktor Yanukovich refuzoi të nënshkruaj javën e shkuar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian.

Ky vendim i presidentit ka nxit protesta masive në Ukrainë, që llogariten si më të mëdhatë që nga viti 2004, kur shpërtheu Revolucioni i Portokalltë.

Mijëra protestues që ishin grumbulluar para parlamentit ukrainas të martën, me të marr vesh se votëbesimi ka dështuar, kanë nisur të brohorisin “Turp” dhe “Revolucion”.

Para votimit në parlament, kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov ka kërkuar publikisht falje për ndërhyrjen e dhunshme të policisë kundër protestuesve gjatë fundjavës.

Ai po ashtu ka premtuar se do të bëjë ndryshime në qeveri.

Opozita në anën tjetër, ka bërë thirrje për vazhdim të protestave.
XS
SM
MD
LG