Ndërlidhjet

100 të burgosur vdiqën nga uria në Zimbabve këtë vit


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se 100 të burgosur kanë vdekur këtë vit në burgjet e Zimbabvesë, të cilat kanë mungesë të ushqimit, për shkak të mungesës së fondeve, njoftoi të martën një grup për të drejtat e njeriut.

“Mbi 100 të burgosur vdiqën në burgjet e Zimbabvesë që nga janari i këtij viti, që i bjen se qendrat korrektuese të shtetit janë shndërruar në kurtha fatale”, thuhet në njoftimin e Avokatëve të Zimbabvesë për të drejtat e njeriut (ZLHR).

Sipas këtij grupi, zyrtarë të ministrisë së drejtësisë dhe të shërbimeve korrektuese i kanë thënë një komisioni parlamentar se të burgosurit vdiqën për shkak të “sëmundjeve që ndërlidhen me ushqimin e dobët, që po shkaktohen nga mungesa e ushqimit dhe shkaqe natyrore”.

“Nga $1.2 milion sa duhen për të bërë porosinë mujore të racionit mujor të ushqimit, burgjet e Zimbabvesë dhe qendrat korrektuese kanë vetëm 300 mijë dollarë në dispozicion çdo muaj”, thuhet në komunikatën e këtij grupi ku shtohet se në këtë buxhet, përfshihet ushqimi për 18,460 të burgosur.
XS
SM
MD
LG