Ndërlidhjet

Kerry presion Afganistanit që të nënshkruaj paktin e sigurisë


Belgjikë - Sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-së në Bruksel, 3 dhjetor 2013
Belgjikë - Sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-së në Bruksel, 3 dhjetor 2013
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry thotë se në vend të presidentit afgan Hamid Karzai, ministri afgan i mbrojtjes, mundet të nënshkruaj paktin e sigurisë i cili do t’i mundësonte trupave amerikane që të rrijnë në Afganistan pas vitit 2014.

Duke folur në takimin ministror të NATO-së në Bruksel, Kerry i bëri thirrje qeverisë së Afganistanit që të nënshkruaj marrëveshjen bilaterale të sigurisë “më mirë herët se vonë”.

Presidenti Karzai po ngurron që të nënshkruaj këtë marrëveshje, dhe ka sugjeruar se këtë gjë mund ta shtyj deri pas zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen në muajin prill.

Mirëpo, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë bërë thirrje që ky pakt të nënshkruhet sa më shpejt, duke thënë se kombet të cilat kontribuojnë me trupa dhe ndihma humanitare në Afganistan, duhet të kenbë kohë për të planifikuar.

Washingtoni ka tërhequr vërejtjen se të gjitha trupat amerikane dhe ato të NATO-s mund të tërhiqen nga Afganistani, nëse kjo marrëveshje nuk nënshkruhet.
XS
SM
MD
LG