Ndërlidhjet

Suha Arafat tronditet nga gjetjet e raportit francez


Suha Arafat, e veja e ish-presidentit palestinez Yasser Arafat (Ilustrim)
Suha Arafat, e veja e ish-presidentit palestinez Yasser Arafat (Ilustrim)
E veja e presidentit të ndjerë palestinez Yasser Arafat thotë të jetë habitur me të dhënat që kanë nxjerr shkencëtarët francez, ku del se lideri palestinez nuk ka vdekur nga helmimi me polonium.

Një ekip i mjekëve ligjor nga Zvicra kishte thënë muajin e shkuar se vdekja e Arafatit në moshën 75 vjeçe në Paris, mund të jetë shkaktuar nga helmimi me polinium, por se nuk kishte prova absolute për ta mbështetur këtë konstatim.

Pasi mësoi të martën për gjetjet e ekipit francez, Suha Arafat tha se ishte e tronditur me rezultatet kontradiktore të dy raporteve.

Suha Arafat pritet që t’i kërkoj ekspertëve që të pajtojnë gjetjet e ndryshme të dy raporteve, atij zviceran dhe francez.

Raportet citojnë zyrtarë palestinezë të cilët hedhin poshtë rezultatet e ekipit francez, të cilat gjetje i konsiderojnë si politikisht të motivuara.

Izraeli, i cili ka hedh poshtë akuzat për vrasjen e Arafatit përmes helmimit, ka thënë se “nuk është i habitur” me raportin francez.

Shkaku i vdekjes së Yasser Arafat ende mbetet i paqartë.
XS
SM
MD
LG