Ndërlidhjet

Gjendet një varrezë masive në Mali


Ilustrim
Ilustrim
Një ekip i hetuesisë ka zbuluar të mërkurën një varrezë masive në afërsi të kryeqytetit të Mali, Bamako, e cila besohet se është mbuluar gjatë grusht-shtetit ushtarak në mars të vitit 2012, kur ky shtet u zhyt në kaos.

Mjeko-ligjorët janë duke kërkuar trupat e pajetë të të paktën 23 personave që besohet se i takonin grupit të ashtuquajtur “Beretat e kuqe”, që ishin ushtarë besnik të presidentit të përmbysur Amadou Toumani Toure.

Ushtarët e këtij regjimenti, ishin zhdukur pak pas përmbysjes së presidentit.

Varreza është zbuluar në fsharin Diago, në afërsi të qytezës Kati, që gjendet 15 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Bamako.

Kryeprokurori i shtetit Daniel Tessougue ka konfirmuar se 21 trupa të pajetë janë gjetur brenda kësaj varreze, por nuk ka qenë në gjendje që të zbuloj identitetin e viktimave.

Ky zbulim vjen një javë pasi forcat e rendit arrestuan drejtuesin e grusht-shtetit të vitit 2012, gjeneralin Amadou Sanago, i cili akuzohet për rrëmbim të këtyre ushtarëve.

Përveç gjeneralit, policia ka arrestuar edhe 10 ushtarak të tjerë.
XS
SM
MD
LG