Ndërlidhjet

Gjykatës amerikane i kërkohet ta njoh shimpanzenë si njeri


Ilustrim
Ilustrim
Shimpanzetë që ecin dhe flasin, mund të jenë një minierë ari për komeditë televizive, por tani nga tri gjykata të New York-ut po kërkohet që t’i njohin katër shimpanze si “persona juridik” me të drejta fundamentale.

Kjo gjë thuhet se do t’u mundësojë këtyre kafshëve që të lirohen nga strehimorët për të jetuar në liri, thotë Projekti për të Drejtat Jo-Njerëzore, që qëndron prapa kësaj nisme.

Kjo organizatë ka dërguar kërkesën e saj të hënën në gjykatën e qarkut Fulton, të shtetit të New Yorkut, në emër të Tomit, një shimpanze që mbahet e ngujuar në kafaz, në një qendër të Gloversville.

Të martën, bëri një kërkesë të dytë, por këtë herë për Kiko-n, shimpanzenë e shurdhër 26 vjeçe, për të cilën kujdeset një familje në Niagara Falls.

Ky grup do të parashtroj kërkesë të njëjtë në emër të Herkulesit dhe Leos, dy shimpanzetë që po mbahen në pronëse të një qendre hulumtuese në Long Island.

“Kërkesat tona drejtuar gjykatësve kanë të bëjnë me dhënien e së drejtës për liri fizike shimpanzevem, në mënyrë që ato të dërgohen në strehimore të hapura”, argumentoi kjo organizatë përmes një komunikate.
XS
SM
MD
LG