Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm në Sana të Jemenit


Jemen
Jemen
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur kryeqytetin e Jemenit, Sana.

AFP raporton se sulmi ka pasur në shënjestër kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Reuters citon një burim brenda kësaj ministrie të ketë thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë bombë dhe se ka numër të madh të viktimave.

Dhuna është bërë e zakonshme në Jemen, ku qeveria e përkohshme po lufton me separatistët jugorë, militantët e lidhur me Al Kaidën dhe problemet e rënda ekonomike.
XS
SM
MD
LG