Ndërlidhjet

Biden: Zona ajrore e Kinës shkakton frikë


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se zona e mbrojtjes ajrore të Kinës mbi Detin e Kinës Lindore ka shkaktuar frikë në rajon.

Biden ka thënë se i ka transmetuar kundërshtimet e forta të administratës Obama për këtë zonë, gjatë bisedimeve të tij në Pekin me presidentin kinez, Xi Jinping.

Ministria e Jashtme e Kinës ka cituar zyrtarët e saj t’i kenë thënë Bidenit se zona është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe se SHBA duhet ta respketojë atë.

Zona mbulon një hapësirë që përfshin ishuj të kontestuar midis Kinës dhe Japonisë.
XS
SM
MD
LG