Ndërlidhjet

Së paku 20 të vrarë nga sulmet në Jemen


Sana, Jemen, 5 dhjetor 2013.
Sana, Jemen, 5 dhjetor 2013.
Së paku 20 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur nga sulmet që kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes, në Sana të Jemenit.

Një makinë bombë ka shpërthyer fillimisht, për t’iu hapur rrugën personave të armatosur që të sulmojnë kompleksin.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se trupat kanë rimarrë kontrollin e ndërtesës pas përleshjeve me personat e armatosur.

Në të njëjtën thuhet se shumica e sulmuesve janë vrarë, por nuk saktësohet numri i tyre.
XS
SM
MD
LG