Ndërlidhjet

Kerry: Sanksionet kryesore ndaj Iranit mbeten në fuqi


Kerry dhe Netanyahu. Jerusalem, 5 dhjetor 2013.
Kerry dhe Netanyahu. Jerusalem, 5 dhjetor 2013.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka thënë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se sanksionet kryesore kundër Iranit do të mbeten në fuqi, pavarësisht marrëveshjes së tij të përkohshme me fuqitë botërore.

Kerry është takuar me Netanyahun në Jerusalem.

Netanyahu ka thënë se duhet të ndërmerren hapa “për të parandaluar një erozion të mëtejshëm të sanksioneve”.

Sanksionet janë lehtësuar pas arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, muajin e kaluar në Gjenevë.

Irani është pajtuar që të frenojë disa pjesë të programit të tij bërthamor.

Izraeli e sheh Iranin me kapacitet eventual bërthamor si kërcënim ekzistencial për shtetin hebre.

Pas bisedimeve me Netanyahun, Kerry do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG