Ndërlidhjet

Siri: Xhihadistët ekzekutojnë një kameraman


Siri
Siri
Një grup xhihadist raportohet se ka rrëmbyer dhe ekzekutuar një kameraman të pavarur irakian në veri të Sirisë.

Kreu i deskut në Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut i Reporterëve pa Kufij, Soazig Dollet, ka thënë se ekzekutimi i Yasser Faysal al-Joumailit nga organizata Shteti Islamik i Irakut ka qenë i pari i një gazetari të huaj në të ashtuquajturat zona të lira të Sirisë.

Joumaili ka punuar për një medium spanjoll në provincën Alepo.

Më herët, ai ka punuar për Al Jazeera-n në gjuhën angleze dhe për Reuters-in.

Grupi xhihadist i ka rrënjët në një degë të Al Kaidës në Irak.
XS
SM
MD
LG