Ndërlidhjet

Jemen: 25 të vrarë nga sulmi në ministri


Sana, Jemen, 5 dhjetor 2013.
Sana, Jemen, 5 dhjetor 2013.
Një seri e sulmeve në Ministrinë e Mbrojtjes në Jemen ka vrarë së paku 25 persona dhe ka plagosur 40 të tjerë.

Zyrtarët thonë se sulmet e koordinuara kanë pasur në shënjetsër spitalin brenda kompleksit.

Sipas tyre, gjashtë mjekë, nga ta tre të huaj, janë në mesin e të vrarëve.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se trupat kanë rimarrë kontrollin e ndërtesës pas përleshjeve me personat e armatosur.

Në deklaratë po ashtu thuhet se shumica e sulmuesve janë vrarë, por nuk saktësohet numri i tyre.
XS
SM
MD
LG