Ndërlidhjet

Dënohet "bosi" i trukimit të futbollit grek


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Greqi ka dënuar një afarist 58 vjeçar për trukim të ndeshjeve, dy vjet pasi klubi i tij i futbollit Kavala, është përjashtuar nga liga profesionale.

Pronari i dikurshëm i klubeve të natës, Makis Psomiadis është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg të enjten, pasi u gjet fajtor për veprat e tentim shantazhit dhe mito në vitin 2009, përderisa drejtonte klubin Kavala.

Psomiadis u lirua nga akuzat më serioze që e rëndonin, si ajo për formimin e një grupi të organizuar kriminel.

UEFA ka qenë e përfshi në hetimet e skandalit të trukimit të ndeshjeve në Greqi, në të cilën janë shtrirë lojë nga Kupa e Greqisë dhe ato të ligës së dytë.

Hetuesit grek e konsiderojnë Psomiadis si “de facto kapon” e klubit Kavala, dhe se ka kontroll financiar mbi këtë ekipë, edhe pse djali i tij Stavros ka mbajtur formalisht pozitën e drejtuesit të klubit.

Të dytë, kanë mohuar të kenë kryer ndonjë krim.

Kavala kishte kaluar në vitin 2009 në top ligën shtetërore, dhe pati arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Greqisë një vit më vonë.
XS
SM
MD
LG