Ndërlidhjet

Jahjaga: Mandela ishte inspirim për kosovarët


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka ngushëlluar qytetarët e Afrikës së Jugut për vdekjen e ish-presidentit Nelson Mandela.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore,” thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes Jahjaga.

“Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit”, thuhet tutje në këtë telegram, i cili iu dërgua edhe medieve.
XS
SM
MD
LG