Ndërlidhjet

Moskë: Elton John flet për të drejtat e LGBT në koncert


Këngëtari britanik Elton John
Këngëtari britanik Elton John
Këngëtari britanik Elton John pritet të mbajë një koncert sot në Moskë, gjatë të cilit ka paralajmëruar se do të ngre zërin për mënyrën se si Rusia e trajton komunitetin LGBT (lezbik, homoseksual, biseksual dhe transgjinor).

Gjatë një interviste dhënë muajin e shkuar për CNN, pop ikona që është homoseksual, tha se gjatë paraqitjes së tij në skenë në kryeqytetin rus, ai ka ndërmend të thotë diçka “domethënëse” për këtë komunitet.

John do të jetë ylli i parë perëndimor, që njihet për mbrojtjen dhe përkrahjen e të drejtave të homoseksualëve, që do të interpretoj në Rusi, prej se presidenti Vlladimir Putin, ka nënshkruar një dekret me të cilin ndalohet “propaganda e marrëdhënieve jo-tradicionale seksuale” për të miturit.

Pak kohë më parë, John e ka përshkruar situatën e homoseksualëve në Rusi si të “tmerrshme”.
XS
SM
MD
LG