Ndërlidhjet

Imami i kidnapuar nga CIA dënohet për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Itali ka dënuar në mungesë, me gjashtë vjet burg klerikun radikal egjiptian i cili dyshohet se u kidnapua dhe torturua nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).

Prokurorët në Milan, thanë se Osama Mustafa Hassan Nasr, i njohur si Abu Omar, ka bashkëpunuar me 13 militantë të tjerë gjatë viteve 2000-2003 “me qëllim të kryerjes së akteve të dhunshme terrorriste në Itali dhe gjetiu”.

Nasr ishte zënë në Milan në vitin 2003, gjatë një operacionit të përbashkët mes CIA-s dhe shërbimeve sekrete italiane.

Ai më pas, besohet se u dërgua në bazën ushtarake amerikane Aviano, që gjendet në veri-lindje të Italisë, dhe prej aty u dërgua në Gjermani, dhe më tutje në Kajro, ku Nasr thotë se është torturuar.

23 agjentë të CIA-së dhe një oficer i forcave ajrore amerikane janë dënuar në mungesë nga një gjykatë në Itali, nën akuzën për kidnapim të Nasr.

Ai raportohet se jeton në Aleksandri të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG