Ndërlidhjet

Iran: Inspektorët ndërkombëtarë e vizitojnë një kapacitet atomik


Pamje e kapacitetit në Artak të Iranit
Pamje e kapacitetit në Artak të Iranit
Inspektorët nga agjencia e Kombeve të Bashkuara kanë arritur në Iran për ta vizituar një kapacitet të ujit të rëndë të ndërlidhur me programin atomik, për të parën herë gjatë periudhës dyvjeçare.

Mediat e Iranit kanë raportuar sot se dy inspektorë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do ta vizitojnë kapacitetin atomik në Arak, gjatë ditës së nesërme.

Kjo vizitë po bëhet në kuadër të kornizës së marrëveshjes së 24 nëntorit ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

Kjo marrëveshje parasheh që Irani t’i ndalë disa pjesë të programit të tij atomik, në këmbim për lehtësim të një pjese të sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas marrëveshjes, Irani është pajtuar që të mos e aktivizoj reaktorin në Arak, i cili mund të prodhoj plutonium në shkallën që mund të përdoret për prodhim të armatimit.
XS
SM
MD
LG