Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga përplasja e trenit në Xhakarta


Ilustrim
Ilustrim
Një aksident hekurudhor ka lënë dy të vdekur të hënën në Indonezi.

Raportet e medieve lokale thonë se treni lokal është përplasur me një kamion i cili po barte gaz të lëngët, nga i cili është shkaktuar një shpërthim i fuqishëm.

Një zëdhënëse e kompanisë hekurudhore ka thënë se aksidenti i së hënës në jug të Xhakartas vra inxhinierin e trenit dhe të paktën një person tjetër.

Ekipet emergjente janë ende në vendin e ngjarjes, dhe po mundohen të evakuojnë të mbijetuarit e këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG