Ndërlidhjet

Ushtarët francez dhe rrebelët afrikan shkëmbejnë të shtëna


Ilustrim
Ilustrim
Trupat ushtarake franceze kanë shkëmbyer zjarr me ish-rrebelët e Republikës Qendrore Afrikane në kryeqytetin Bangui të hënën, që u shkaktua pas një operacioni për çarmatosjen e civilëve në këtë shtet, njoftoi një paqeruajtës.

Franca nisi këtë operacion të çarmatosjes-edhe me forcë po qe e nevojshme-të luftëtarëve mysliman Seleka dhe rivalëve të tyre nga milicia e krishterë të hënën, duke vendosur post-blloqe në rrugët kryesore të Bangui, për të kontrolluar makinat për armë.

Të shtënat u dëgjuan në afërsi të aeroportit, pasi përkrahësit e armatosur të Selekas refuzuan që të dorëzojnë armët e tyre, tha një zëdhënës i forcës shumëkombëshe.

“Unë gjendem këtu. Ish-rrebelët e Selekas nuk pranuan të çarmatosen. Pati një shkëmbim të shkurtër të zjarrin, dhe më pas ata ia mbathën”, tha Celestin Christ Leon.

Sipas tij, deri më tani janë arrestuar dhjetë të dyshuar për armëmbajtje pa leje, si dhe është konfiskuar një arsenal i tërë armatimi.

Parisi zyrtar ka dërguar 1,600 trupa për të ndërprerë destabilitetin që po zgjat me muaj të tërë, në koloninë e dikurshme franceze, nga luftimet ndërmjet të myslimanëve dhe të krishterëve.

Sipas Kryqit të Kuq lokal, të paktën 459 persona kanë vdekur vetëm në Bangui që nga e enjta.
XS
SM
MD
LG