Ndërlidhjet

EULEX: I dyshuari për vjedhje në Bahrejn është ekstraduar në Kosovë


Një i dyshuar për plaçkitje të armatosur ekstradohet në Kosovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Një i dyshuar për plaçkitje të armatosur ekstradohet në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, thotë se personi i dyshuar për vjedhjen e orëve luksoze në Bahrejn, me vlerë prej 1.1 milionë eurosh, është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë.

Shtetasi i Kosovës, i identifikuar si Ekrem Gashi, dyshohet se ishte pjesë e bandës prej nëntë vetësh, që kishin hyrë në një shitore të orëve luksoze të tipit Rolex, në një qendër tregtare në Bahrejn, i maskuar si femër, i veshur me ferexhe tradicionale myslimane, raporton AP nga Prishtina.

Afro 80 orë ishin vjedhur në plaçkitjen e armatosur.

Shumica e orëve të vjedhura ishin gjetur, kur dy të dyshuar ishin arrestuar në Bahrejn.

Pesë të dyshuar ndodhen në burg në Kosovë, dhe pritet procesi gjyqësor kundër tyre, ndërsa dy vetë ende janë në ikje.
XS
SM
MD
LG