Ndërlidhjet

Serbi: Të punësuarve në MPB-në serbe në Kosovë u ndërpritet puna


Pamje nga Beogradi
Pamje nga Beogradi
Qeveria e Serbisë sot ka marrë vendim, sipas të cilit të punësuarve në Ministrinë e brendshme (MUP), që jetojnë në Kosovë, u ndërprehet marrëdhënia e punës, më 31 dhejtor të këtij viti.

Në kumtesën pas mbledhjes, theksohet se qeveria i ka urdhëruar MUP-it që, me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, të rregullohet statusi i të punësuarve në MUP, të personave që jetojnë në Kosovë.

Të punësuarve në MPB-në e Serbisë, që jetojnë në Kosovë, më 31 dhjetor 2013, u ndërprehet marrëdhënia e punës dhe atyre do “tu sigurohet e drejta në pension në lartësi 60% të rrogës së tyre mestare të realizuar gjatë këtij viti”, thuhet në konkluzionet e qeverisë së Serbisë.
XS
SM
MD
LG